Goli i tij i hapi rrugën fitores ndaj Sudtirol

Emanuele Ndoj la shenjë që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie B. Mesfushori shqiptar realizoi gol në fitoren 2 – 0 të Breshia ndaj Sudtirol mbërmjen e së dielës.

Ndoji shtangu portierin kundërshtar me goditjen e tij standarde aq sa nuk lëvizi nga pozicioni ku ndodhej duke parë vetëm topin që prekte rrjetën. Breshia synon rikthimin në Serie A ku paraqitjen e fundit e pati në sezonin 2019-2020.

Tv Klan