Dy gra janë arrestuar pasi u kapën duke shitur ëmbëlsira që përmbanin marijuanë në një kishë në Georgia, SHBA.

Ushqimet me marijuanë të ofruara nga Ebony Cooper dhe Leah Pressley, përfshinin drithërat, biskota dhe puding, shkruan BBC.

Sipas BBC, arrestimet ndodhën gjatë një eventi që po zhvillohej në kishë, në qytetin e Savannah.

Në një postim në Facebook, policia lokale kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike tha se kishin zbuluar që gratë shisnin ushqime me përmbajtje marijuanë duke përdorur rrjetet sociale.

Policia thotë se Cooper shfaqi drogën në një tryezë, megjithëse kisha nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të paligjshme.

Ligjet e marijuanës në SHBA ndryshojnë nga shteti në shtet po në Georgia droga është e ndaluar./tvklan.al