Embrione hibride njeri-majmun



Embrione hibride njeri-majmun

08:43 16/04/2021

Qeliza staminale njerëzore tek embrione majmunësh arritën të jetojnë e zhvillohen 20 ditë

Përftohen në laborator embrione hibride njeri-majmun. Një bashkëpunim amerikan e kinez, ka realizuar studimin e fundit. Shkencëtarët kanë transferuar qeliza staminale njerëzore tek embrione majmunësh, që kanë arritur të jetojnë e zhvillohen 20 ditë.

Qëllimi sipas këkruesve është studimi i disa sëmundjeve që lidhen me zhvillimin dhe që aktualisht nuk është e mundur të kryhen, pasi ekziston kufiri 14 ditor për kërkimet mbi embrionet njerëzore. Sipas tyre ky është një hap i madh përpara dhe i rëndësishëm për të hedhur hapat për mjekësinë rigjeneruese të së ardhmes.

Këto lloj eksperimentesh nuk janë të parat që kryhen, pasi kanë nisur provat që në vitet 70, por pa rezultate.

Kësaj here, shkencëtarët kanë transferuar qelizat staminale tek mbi 100 embrione majmuni. Brenda 24 orësh qelizat njerëzore u integruan në 132 embrione, pas 10 ditësh vazhdonin të jetonin 103 prej tyre. ndërsa në ditën e 19 arritën të mbijetonin vetëm 3 embrione majmuni me qeliza staminale njeriu.

Analizat kanë rëndësi sipas shkencëtarëve, për të studiuar zhvillimin embrional njerëzor dhe origjinën e shumë sëmundjeve, por edhe për të patur në dorë instrumente të reja për të eksperimentuar ilaçe apo të gjenerohen organe të nevojshme për transplante. Theksohet se të gjitha studimet do vijojnë në respekt të protokollove etike, ligjore dhe sociale në fuqi.

Klan News







Të ngjashme