“Emergjencë” totale për mbrojtjen e Interit në prag të sfidës me Fiorentinën në kampionat. Zikaltërit duhet të bëjnë pa tre futbollistë të prapavijës në këtë përballje.
Pas Benjamin Pavard, që u dëmtua në Ligën e Kampioneve, trajneri Inzaghi ka humbur edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Francesco Accerbi dhe Carlos Augusto. Këta futbollistë nuk u stërvitën me Interin këtë të shtunë dhe nuk do të grumbullohen në transfertë ndaj Fiorentinës.
Në këtë situatë, trajneri Inzaghi ka vetëm tre futbollistë për qendrën e mbrojtjes: Bisscek, De Vrij dhe Bastoni, të cilët mund të ndihmohen edhe nga Darmian, në rast se nuk ka ndonjë problem me Dumfries në të djathtë.
Ndeshja Fiorentina-Inter do të luhet të dielën në orën 18:00. /tvklan.al