Situatë katastrofike nga reshjet e dendura dhe përmbytjet edhe në Sardenjë.

Një grua humbi jetën, teksa ujërat e furishëm në rrugë tërhoqën automjetin e saj drejt lumenjve të dalë nga shtrati.

Një tjetër person rezulton i zhdukur. Reshjet e dendura shndërruan për disa orë disa rrugë në periferi të Kaljarit në lumenj.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në infrastrukturën rrugore, ku pati edhe disa ura të dëmtuara.

Autoritetet italiane mbyllën shkollat dhe institucione të tjera publike, deri në përmirësimin e situatës.

Tv Klan