4 të vdekur e mbi 120 vatra të mëdha zjarri në gjithë vendin

Australia vijon të jetë prej rreth 1 jave në situatë emergjente nga zjarret masive.

Autoritetet thanë se flakët i kanë marrë jetën deri më tani 4 personave, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Rajonet më të prekura janë ato të New South Wales dhe Queensland në lindje, por vatra zjarri janë shfaqur edhe në Australinë Perëndimore.

Ekipet e emergjencës po përballen me mbi 120 vatra të mëdha zjarri. Sipërfaqja e përgjithshme e djegur është rreth 1 milion hektarë përfshirë zona të banuara, pyjore dhe bujqësore.

Zjarret ushqehen nga moti i thatë e i nxehtë si dhe erërat e forta, që sipas shkencëtarëve, janë pasoja të ndryshimeve klimatike.

Tv Klan