Emërimet në Kushtetuese, PS pranon dekretin e Metës


Emërimet në Kushtetuese, PS pranon dekretin e Metës

16:40 21/07/2020

Ligji parashikonte mekanizmin zhbllokues të emërimeve

Duke mirëpritur rekomandimet e Komisionit të Venecias, Komisioni i Ligjeve pranoi dekretin e kreut të shtetit i cili kthente për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshimet kishin të bënin me vendosjen e një mekanizmi zhbllokues për betimin  e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në rastet se kreu i shtetit që e ka detyrim kushtetues kryerjen e ceremonisë nuk e ushtron këtë të drejtë.

Një nga opsionet e propozuara nga deputeti Adnor Shameti ishte dhe që mekanizmi të ngrihet në nivel kushtetues dhe të përcaktohen në librin themeltar të shtetit.

Në të njëjtën mbledhje komisioni rrëzoi dekretin tjetër të Presidentit që kthente për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Tv Klan




Të ngjashme