Emërimi i ministrit serb në qeverinë e Kosovës

Posta

Emërimi i ministrit serb në qeverinë e Kosovës

15:59 21/10/2019

Variantet që mund të shfrytëzojë Kurti për të anashkaluar listën serbe

Një ministër serb në kabinetin e tij pritet të jetë një nga problemet e para që do të hasë Albin Kurti. Ai ka theksuar më herët se, nuk do të ketë ministër serb në qeverinë e Kosovës. Sipas analistëve, dy janë variantet nëpërmjet të cilave Kurti, mund të realizojë këtë qëllim të tijin.

Prej ditës, kur ka shpallur fitoren e partisë në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, ka përmendur faktin se nuk do që në kabinetin e tij qeverisës të ketë një ministër nga Lista Serbe.

Ai thotë se ministri do të jetë serb por jo i kësaj liste, deklaratë kjo e cila ka bërë bujë të madhe dhe po konsiderohet si e pamundur në Kosovë.

Në bazë të kushtetutës së Kosovës, kabineti qeveritar duhet të ketë një ministër të komunitetit serb dhe një të komuniteteve të tjera, në marrëveshje me komunitetet në fjalë të përfaqësuara në Kuvend.

Neni 96, pika 5 e Kushtetutës thotë se nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve për këta ministra  kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të kuvendit që u përkasin partive apo koalicioneve, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë.

Në këtë rast i bie që 6 deputetë të “Listës Serbe” duhet të votojnë për kandidatin serb për ministër që e propozon Kurti.

Megjithatë politologu, Ramush Tahiri thotë se Kurti mund të propozojë një emër që nuk e do lista serbe dhe ta hedh atë në votim edhe pse do të refuzohet nga shumica e deputetëve të kësja liste.

Nëse nuk i merr ai refuzohet, qeveria vazhdon punën dhe kandidohet një tjetër kandidat  nuk është e kufizuar me kushtetutë se sa herë shkon…”

Sipas tij kjo ministri mund të funksionojë edhe pa ministër dhe të udhëhiqet nga zëvendësiministri. Por ai përmend edhe variantin e dytë që mund të shfrytëzojë Kurti.

Kushtetuetshmërisht, kryeministri mund ta emërojë një ministër qe e propozon “Lista serbe” dhe atë ta shkarkojë ne herën e parë që e bën një gabim, e ai nuk e pranon shtetësinë e Kosovës. Kurti mund ta shkarkojë atë dhe në emërimin e ministrit të dytë nuk vlen procedura e njëjtë“.

Lista Serbe ka fituar mbi 98 % të votave. Kjo Listë është formuar në marrëveshjen e Brukselit dhe ka përkrahjen direkte të Beogradit për çka edhe Albin Kurti po refuzon të bashkëpunoj me të.  

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT