Këshilli i Ministrave ka emëruar dy zëvendësministrat e rinj të Arsimit, Lorena Haxhiu dhe Redi Shtino. Vendimi që ka hyrë në fuqi menjëherë është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Dy zëvendës ministrat e sapo emëruar zëvendësojnë Besa Shahinin, e emëruar ministre pas shkarkimit të Lindita Nikollës, dhe Taulant Mukën, i cili dha dorëheqjen 15 ditë pas marrjes së postit.

Redi Shtino ka qenë edhe më herët në këtë post, deri në vitin 2017. Ndërsa Lorena Haxhiu ka qenë në pozicionin drejtoreshë e Shërbimit dhe Rinisë në Ministrinë e Arsimit./abcnews.al