Kryeministri pranon se eksponentë të lartë të krimit të organizuar që vuajnë dënimin në burg vazhdojnë të drejtojnë aktivitete kriminale falë dhe drejtuesve apo punonjësve të këtyre institucioneve. Por ai thotë se kjo situatë do të marrë fund, dhe se kjo vendosmëri, Rama thotë se u dëshmua dhe me arrestimet e ditëve të fundit ku në prang ra ish-drejtori i burgjeve, socialisti Arben Çuko dhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Shumë shpejt në burgje do të mbyllen të gjitha kafenetë dhe baret dhe përgjegjës për sendet e paligjshme do të jenë vetëm drejtuesit e institucionit, tha Rama.

Përveç premtimit për rritje të pagave, Kryeministri ju premton dhe uniforma të reja punonjësve të burgjeve.

Sigurisë dhe krijimit të një imazhi të ri për burgjet, Kryeministri thotë se do t’i shërbejë dhe emri i drejtorit të ri të policisë së burgjeve, Bardhyl Kaçorri.

Tv Klan