Vazhdojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka emëruar në kryer të SHÇBA-së Mehmet Rrumbullakun, në postin që më herët mbahej nga Anila Trimi. Muhamet Rrumbullaku ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike në vitet 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të vendit.

Pas reformës me ndryshimin e pushtetit në vendin 2013 u largua, por gjashtë vite më pas është rikthyer sërish. Ky është rikthimi i dytë që bën ministri Lleshaj, pas atij të Tonin Vocajt pak ditë më parë në krye të Drejtorisë së Departamentit të Policisë Kriminale, i cili ishte larguar po në vitin 2013.

Tv Klan