Pas dorëheqjes së Valbona Sakos nga posti i kryetares së Bashkisë së Durrësit, rolin e saj do ta marrë Zhyljen Varfaj. Ky vendim u mor sot gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar.

Zhyljen Varfaj mbante më herët detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit. Valbona Sako qëndroi vetëm 5 muaj në detyrë. Ajo dha dorëheqjen këtë të diel pas reagimit të njerëzve ndaj një prononcimi të saj për mediat.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruante Sako në Facebook./tvklan.al