Një anije që transportonte kryesisht emigrantë afrikanë u ankorua në Spanjë tëpremten në mëngjes, pasi disa vende evropiane refuzuan ta pranojnë, përfshirë Maltëndhe Italinë.

Imigrantët u shpëtuan nga anija “Open Arms”, e cila i përket një shoqate bamirëse spanjolle, pranë brigjeve të Libisë më 21 dhjetor.

Ndaj 310 imigrantëve u kryen ekzaminime mjekësore nga organizata “Kryqi i Kuq”.

Përpara se të mbërrinin në Spanjë, autoritetet italiane të ishullit të Lampedusëspranuan vetëm një fëmijë të sëmurë që ndodhej në mesin e imigrantëve. Të shtunën, një nënë dhe fëmija i saj i porsalindur, u morën me helikopter nga autoritetet malteze./

VOA