Samiti informal i Bashkimit Europian që po mbahet në Salzburug vuri sërish përballë liderët e vendeve anëtarë për çështjet kryesore me të cilat po përballet Unionit, kriza e emigrantëve dhe Brexit. Zgjidhje konkrete ende nuk ka, por Kryeministri italian Giusepe Conte, vendi i të cilit po vuan barrën kryesore të fluksit u shfaq optimist, kur përmendi idenë e derdhjes së një kontributi fincanciar nga vendet që nuk pranojnë të marrin emigrantë.

Teksa zgjidhja brenda për brenda bllokut mbtet e vështirë, në tyrezë u hodh gjithashtu ideja e marrjes së kuotave nga vende të treta, përfshirë edhe Egjiptin, për të mbajtur emigrantët jashtë kufijve të BE. Muajin e kaluar Shqipëria u ofrua të strehojë 20 emigrantë etritreas të anijes “Diccioti”, një veprim që u përgëzua nga të gjithë liderët politikë në Itali.

Sa i përket Brexit, çarja mes Londrës dhe Brukselit është edhe më e madhe. Kryeminsitrja britanike Theresa May bëri thirrje për mbyllje të marrëveshjes brenda muajit Nëntor, por për Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, Britania e Madhe duhet të rishikojë kushtet e marrëveshjes. Samiti informal vijon ditën e dytë dhe të fundit, ku palët do të përpiqen të zvogëlojnë ndasitë.

Tv Klan