Pas datës 16 Gusht do të kërkohet tamponi negativ

Për të shkuar në Greqi pas datës 16 Gusht duhet të kesh testin Covid negativ dhe më pas t’i nënshtrohesh karantinës 7 ditore.

Për të shmangur pikërisht këto rregulla të reja, që hyjnë në fuqi vetëm pas 3 ditësh, emigrantët kanë nxituar të kthehen më shpejt në shtetin fqinj e për pasojë në doganën e Kapshticës është krijuar një fluks mjetesh dhe udhëtarësh.

Për të menaxhuar fluksin e lëvizjeve ndërkufitare dhe për të shmangur vonesat, dogana shqiptare ka hapur 5 sportele në dalje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele në hyrje.

Deri në mesditë nga Kapshtica kanë dalë rreth 2 mijë udhëtarë, ndërsa autoritetet e kufirit presin që dogana të jetë e mbingarkuar deri në fundjavë.

Tv Klan