Përleshje të dhunshme u shënuan mes emigrantëve sirianë dhe afganë, në kampin e ngritur në qytetin portual të Pireut. Të paktën tetë persona u plagosën, pas konfliktit që zgjati për gati tre orë.

Qetësia u vu pas ndërhyrjes së forcave të shumta të policisë.

Rreth 6000 emigrantë dhe refugjatë po strehohen përkohësisht në Pire.

Ndërsa në Athinë, qindra aktivistë të të drejtave të njeriut, studentë dhe emigrantë dolën, mbrëmjen e së mërkurës, në rrugët e kryeqytetit grek, duke kërkuar hapjen e kufijve.

Janë mijëra emigrantë që kanë mbetur të bllokuar në Greqi, pas mbylljes së kufijve në vendet e Ballkanit.

Revolta e tyre i drejtohet veçanërisht planit të Bashkimit dhe Turqisë për emigrantët. Ankaraja pritet të nisë zbatimin e tij me marrjen e të gjithë emigrantëve të paligjshëm që ndodhen në Greqi.

“Nuk duam asgjë nga qeveria greke, ajo vetë është në telashe edhe ekonomia greke”,

thotë një emigrant afgan

. “Kërkojmë të hapen kufijtë për ne. Nuk jemi këtu për para, duam një vend të sigurt, një tokë të paqtë”.

ad.he/Tv Klan