Shtëpia e Bardhë thotë se ka publikuar udhëzime plotësuese lidhur me urdhrin ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, për emigrimin.

Ata kanë shpjeguar se personave me lejeqëndrim të rregullt ose ata që e kanë të ashtuquajturën “kartë jeshile”, nuk u duhet leje e posaçme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Atyre më nuk u duhet leja, nëse ata janë banorë të përhershëm legalë”, tha mbrëmë vonë, Sean Spicer, zëdhënësi i presidentit, Donald Trump.

Çështja e kufizimeve për personat që i kanë “kartat jeshile” ishte ndër elementet më konfuze të urdhrit të nënshkruar më 27 janar, me të cilin përkohësisht ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara e refugjatëve dhe e vizitorëve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane./ tvklan.al