Më 23 Tetor të vitit të kaluar, 39 emigrantë nga Vietnami u gjetën të vdekur brenda një kamioni frigoriferik në Britani të Madhe.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot në Londër, u tha se sipas ekspertizës, emigrantët janë përpjekur të dalin nga aty duke çarë derën me një levë, por fatkeqësisht nuk ja kanë dalë dot, pasi askush nuk mund t’i dëgjonte apo ndihmonte, dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen.

Eamonn Harrison 23 vjeç dhe Gheorghe Nica 43 vjeç nga Irlanda Veriore u akuzuan për vrasje. Bashkëpuntorë qenë dhe Valentin Calota 37 vjeç dhe Christopher Kennedy, 24 vjeç.

Emigrantët që u gjetën të vdekur në kamion, u ishte premtuar një jetë më e mirë në këmbim të 10.000 Paund për person, u tha në gjykatë.

Një punëtor porti, në momentin që po bëhej shkëmbimi i kamionëve, ndjeu një aromë dhe kërkoi hapjen e kontenierit pasi i lindën dyshime.

Pamja ishte tronditëse. Kishte trupa njëri mbi tjetrin gjysmë të zhveshur dhe me shkumë nga goja”, u shpreh ai. 

Drejtuesi i kamionit theu telefonin në përpjekje për të shmangur provat dhe kapjen nga policia, por pa sukses. Kur ju kërkuan informacione për viktimat, ai nuk ka pranuar të shohë brenda në kamion apo të japë detaje.

Por mësohet se ka lajmëruar ambulancën dhe ka thënë: “Ata janë të gjithë përtokë. Unë jam drejtuesi i kamionit. Dëgjova një zhurmë dhe kur hapa konteinerin pashë të paktën 25 emigrantë dhe nuk po marrin frymë”.

Sipas prokurorisë, ajri brenda konteinerit u bë toksik pasi dera e kamionit qëndronte e mbyllur prej 9 orësh.

Të gjitha këto detaje për ngjarjen e rëndë të një viti më parë u bën publike gjatë seancës gjyqësore, ndërkohë që procesi penal vazhdon.  /tvklan.al