Shkon në 3 numri i personave të arrestuar

Ka shkuar në 3 numri i personave që tentuan të trafikojnë drejt Italisë me gomone 50 emigrantë. Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga skafistin. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar me iniciale E. L.(A.).

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin emigrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021”, thuhej në njoftimin e policisë.

Policia ka vënë në pranga edhe 2 persona të tjerë, përgjegjës për strehimin e emigrantëve, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër të Vlorës.

50 emigrantë nga vende të treta u bllokuan në grykëderdhjen e lumit Vjosa më 8 Janar. Operacioni për shpëtimin e tyre u krye në kushte shumë të vështira. Mes të shpëtuarve kishte gra dhe fëmijë./tvklan.al