Në emisionin e sotëm në “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, është diskutuar për një ngjarje e cila ndodh rëndomë në ditët e sotme në Shqipëri. “Ajo u lidh me një djalë. Shtatzëninë e kuptoi pas 1 muaji e gjysme. Ishte 16 vjeç! C’të bëjë?”, kjo është tema për të cilën u diskutua sot. Të shumta kanë qenë mendimet e qytetarëve, por një emigrant nga Gjermania, e shikon këtë gjë si normale dhe është pro abortit.

Shkëlqimi: Unë jam dakort me abortet.

Aldo: Pra e ti po thua të abortojë?

Shkëlqimi: Të abortojë se një ditë të bukur me diell, një natë e lezetshme, ti ke qenë në një event, ke ngrënë, ke pirë, dhe ke mbaruar punë me atë që ke në krevat dhe ta shijosh. Nuk e mbajmë, nuk  e mbajmë, e heqim, s’ka problem.

Aldo: Si s’ka problem mo?

Shkëlqimi: Çfarë problemi ka?

Aldo: Ëhë, s’ka asnjë problem?

I pyetur nëse ajo vajzë ngelet gjithë jetën pa fëmijë për shkak të abortit, Shkëlqimi përgjigjet: Jo nuk bën vaki. Vetë shkenca ka treguar se nuk bën vaki.

Aldo: E qartë. Pra ti thua, ndodhi, iku? Hajde shëndet!

Shkëlqimi: U kënaqëm sa u kënaqëm dhe jam pro abortit.

Aldo: E qartë.

Shkëlqimi: Edhe e fundit, do kisha shumë dëshirë që brenda vitit 2023 kush qeveri ta marrë, jam dakort të hapë shtëpi publike në Shqipëri.  /tvklan.al