Një 29-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi është kapur duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm. Policia sqaron se në pranga ka rënë E.V. 29-vjeç, banues në fshatin Mborje në Korçë.

I riu është duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Siç shihet dhe nga një video e publikuar nga autoritetet, një prej emigrantëve ishte fshehur në bagazh të makinës dhe është nxjerr prej aty nga uniformat blu.

 Tashmë i riu do të hetohet nga Prokuroria e Pogradecit./tvklan.al