Afrim Berisha është prej më shumë se 1 viti në kërkim të djalit të tij 6 –vjeçar, Alvi. Bashkëshortja e tij, Valbona ia mori me vete në Siri.

valbona dhe i biri

Ishte dhjetori i vitit 2014 kur ata u panë për herë të fundit në aeroportin e Bergamos, duke lënë pas dy vajzat.

Afrimi ka folur për herë të fundit me djalin me 17 janar të 2015 –ës.

Afrim Berisha:

“-Babi, eja më merr. Këtu vijnë avionët dhe hedhin bombat

Ka kontaktuar me bashkëshorten dhe ka shkuar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, në Gazintep, por ajo ka refuzuar të kthehet.

valbona

Ajo ishte kthyer në një praktikante myslimane, që kur jetonte në Itali. Në telefon Afrimi zbuloi më vonë se ajo mbante flamurin e ISIS dhe një fotografi të Salah Abdeslam, një nga autorët ky të sulmeve terroriste të 13 nëntorit, të vitit të kaluar në Paris.

Kërkimet e çuan tek një grup mashtruesish shqiptarë, të cilët donin 250 mijë euro për t’ia sjellë djalin, me premtimin se bashkëpunonin me shërbimet sekrete ruse.

mashtuesit

Duke mos qenë i bindur, ai kontakton gazetarët e emisionit “Le Iene”, që zbulojne mashtrimin, teksa udhëtojne në Gazintep, për të takuar shqiptarët.

Gazetarët i vënë një pajisje gjurmuese GPS makinës se personave që i premtojnë kthimin e djalit dhe zbulojnë se ata nuk kishin asnjë kontakt me rusët dhe se jetonin në një lagje të komunitetit rom.

lagjia

Afrim Berisha ka ende shpresë se djali do të kthehet. Dhe është i gatshëm të shesë çdo pasuri që ka në Itali e Shqipëri për këtë.

Tv Klan