Emigranti tregon si qëndroi në Australi duke paguar vetëm 100 dollarë

Emigranti tregon si qëndroi në Australi duke paguar vetëm 100 dollarë

21:28 06/07/2019

Një emigrant rrëfeu sesi të huajt po shfrytëzojnë vizat e mbrojtjes për të qëndruar më gjatë në Australi dhe për të bërë para.

Malajziani Nazuan Apis tregoi sesi dikush i kishte ofruar mundësinë për të qëndruar më shumë në Australi, ndërkohë që punonte në Robinvale, në veriperëndim të Victoris, në 2016-n.

Ai kishte shkuar në Australi me anë të një vize turistike 3 mujore dhe kishte gjetur një punë sezonale si fermer. Apis e dinte që me gjasë do të qëndronte më shumë sa kishte vizën, pasi donte të bënte më shumë para.

Ndaj kur një agjent pune malajzian i ofroi vizë mbrojtjeje, ai nuk e la mundësinë që t'i ikte nga duar.

"Ai më tha që nëse doja të rrija në Australi, duhet të aplikoja për një vizë mbrojtjeje. Më tha se mund ta rregullonte këtë punë për 100 dollarë".

Sipas asaj që shkruan DailyMail, kjo lloj vize i lejon të huajt të qëndrojnë në Australi përgjithmonë, për aq kohë sa ata kanë shkuar në këtë vend me një vizë të rregullt.

Aplikantët duhet të jenë refugjatë, ose të plotësojnë kriteret e kësaj lloj vize. Apis, sëbashku me 15 bashkatdhetarë të tjerë aplikuan për mbrojtje me atë të të njëjtit agjent. E vetmja gjë që duhet të bënte ishte që të plotësonte një formular dhe të merrte autorizimin e policisë lokale.

Apis qëndroi më shumë se një vit duke punuar në Australi, përpara se të vendoste që të rikthehej në atdhe, për t'u bashkuar me bashkëshorten dhe fëmijën e tij të porsalindur.

Kur po largohej, ai ia tregoi historinë oficerëve të policisë në aeroport. Ata i thanë që të mos rikthehej më kurrë në Australi./tvklan.al
LAJMET
Të ngjashme
UKT