Kadri Bajaziti denoncon në emisionin “Stop” dhunimin që i është bërë banesës së tij në Tiranë, pasi ai vetë jeton prej vitesh në Belgjikë.

Ai thotë se një ditë e njoftuan të afërmit që po i dhunohej prona për shkak të një ndërtimi mbi apartamentin e tij. Pasi gjeti shtëpinë të dëmtuar, Kadriu bëri kallëzim në Komisariatin Numër 2 në kryeqytet, por megjithë dëmet e dukshme, asgjë masë nuk është marrë dhe punimet vazhdojnë.

“Unë jam Kadri Bajaziti dhe jam momentalisht banues në Belgjikë. Para 3 ditëve më njoftojnë që shtëpia ime është rrethuar me skela. Ngjitet sipër dhe konstaton që po shembeshin mure dhe po bëhej ndërtim në katin e tretë. Nisem urgjent për Shqipëri. Kur mbërrij në Tiranë, shikoj banesën time që ishtë dhunuar, ishin futur punëtorët, kishin vënë skelat në ballkonin tim dhe brenda në shtëpi tavanet dhe dyshemetë ishin të mbushura me ujë. Muret ishin duke rrjedhur ujë. Unë kam ardhur ditën e hënë në mëngjes dhe njoftova policinë. Erdhi policia, mbajti një procesverbal, bëri disa foto, pa dhe skelat këtu. Si përfundim bëra një denoncim në Komisariatin Numër 2″.

“Sot është e mërkurë dhe më merr në telefon inxhinieri i punimeve dhe më thotë në mëngjes hajde të hiqen skelat. Kam ardhur, kam pritur inxhinierin rreth 1 orë e gjysmë, nuk i kishte hequr skelat. U largova për arsyet e mia sepse po e ndjek në rrugë ligjore, por kur vij i gjej punëtorët duke hequr skelat pa qenë prezent vetë në banesën time. Skelat e tjera nuk kanë lëzvizur dhe vazhdon të bjerë ujë nga sipër. Puna nuk është ndërprerë, punohet në orët e vona me shpejtësi marramendëse. Nuk e di pse është ky nxitim në këtë kohë dimri të bëhen punime, këtë s’e kuptoj”.

Gazetari i emisionit “Stop” shprehet se është marrë një leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës për punimet që po zhvillohen në ish–pallatin e aviacionit, për rikonstruksion dhe shtesë kati.

Kamera e fshehtë tregon diskutimin e pronarëve të shtëpisë së dëmtuar me një polic të zonës, i cili tha se do t’ua komunikojë shqetësimin e tyre eprorëve.  

Denoncuesja Ky dëmtim po vazhdon ende… nuk është se këtu… këtu është përkeqësuar. Juve nuk po ndaloni. Mua nuk më intereson është tubi apo … unë nuk e di, nuk jam eksperte. Këtu duhen ndaluar punimet sepse këtu…

Denoncuesi – Me pa shtëpinë tënde kështu, çfarë bën?

Polici i zonës –

Tani unë nuk jam eksperti i fushës.

Denoncuesi – Po me pa shtëpinë tënde, çfarë bën?

Polici i zonës

Po e pashë mo, e pashë. Tani unë do ia them edhe eprorëve të mi këtë që konstatova. Që pretendojnë që tubi është mbyllur, nuk do të ketë më rrjedhje. Tubi edhe kapëset që janë kapur në banesën tuaj, do hiqen.

Denoncuesja – Po kur të bjerë shi, si do mbrohet shiu? Se këtu ka rënë shi …

Polici i zonës –

Tani unë po flas për kaq sa… Do i bëhet në dijeni zonjës që ka… zotëri, kush është…

Denoncuesja – Nuk po merren masa zotëri që të punohet sipas rregullave, pa më dëmtuar mua pronën. Pse s’po i ndalon ndërtimet aty sipër?

Polici i zonës

Do ia bëj të qartë eprorit tim, por nuk jam unë kompetenti t’ia ndaloj punimet, meqë e kishte merak zotëria . Nuk jam unë, nuk i ndaloj unë punimet.

Denoncuesja – Kush është kompetenti?

Polici i zonës –

Bashkia e Tiranës se ai e ka dhënë lejen.

Polici i zonës –

Tani uji thonë ato… pretendojnë ato zotërinjtë, ka qënë një tub, siç janë tubacionet, ka qënë i kalbur dhe ka rrjedhur.

Denonsuesja – Po një tub në të gjithë këtë sipërfaqe?

Polici i zonës –

Sepse mbushet është paaaaaa… ku di unë, është mbushur…

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra bëri apel që të gjithë qytetarët të respektojnë pronën e tjetrit, sepse dëmi i shkaktuar kërkon para për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme./

tvklan.al