Mijëra venezuelian janë përplasur me njëri-tjetrin për të kaluar kufirin e Perusë. Kjo lëvizje u nxit nga një propozim i bërë për thyerjen e ligjeve të rrepta të migracionit, që nuk i mundësonte qytetarëve në Venezuelë marrjen e një pasaporte.

Ekonomia e shtetit ka sjellë një papunësi të lartë, mungesë të ushqimit dhe medikamenteve, dhe qindra e mijëra njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Pas ligjit të ri të prezantuar këtë të shtunë, venezueljanët kanë nevojë për pasaportë dhe viza për të hyrë në Peru. Kështu, ata kërkojnë vetëm një kartë kombëtare identiteti për të lëvizur lehtësisht brenda këtij territori.

Autoritetet vendore kanë treguar për “BBC News” se rreth 6.000 shtetas kanë kaluar nga Ekuadori këtë të enjte, për të depërtuar në Peru.

“Në Venezuelë ështe e vështirë të marrësh një pasaportë. Ne duam të zhvendosemi në Peru sa më shpejt”, shprehet një qytetare.

Presidenti i Perusë, Martin Vizcarra, ka hapur dyert për më shumë së 800.000 venezueljan. Ai thekson se është logjike për të patur kontroll për ata që hyjnë në shtetin e tij.

Rreth 4 milionë qytetarë janë larguar nga Venezuela në vitin 2015, shifra që pritet të rriten, si pasojë e krizës politike të krijuar në këtë shtet.

Klan Plus