Modelja Emily Ratajkowski ka një përgjigje për të gjitha komentet që e kanë shkelur poshtë figurën e saj si nënë. Në muajin Mars, Emily lindi djalin e saj të parë, Sylvester Apollo Bear.

Komentet negative të njerëzve filluan në një foto tashmë të fshirë të modeles, ku ajo po mbante djalin në një mënyrë disi të çuditshme dhe njerëzit nuk mbajtën asnjë rezervë duke e quajtur edhe “mama të keqe”.

Të gjithë po reflektojmë në përçmimin që i kemi bërë Britney dhe si e quajtëm mama të keqe ndërsa ajo i jepte makinës me fëmijën në prehër. Tani po flasim që ne duhet të mësojmë se si të veprojmë më mirë, si një kulturë njerëzore. Ndërkohë, komentet e mia janë të tejmbushura me fjali të tmerrshme se si unë nuk e meritoj të jem nënë. Sa turp për të gjithë ju!”, shkroi Emily në InstaStory./tvklan.al