Aktorja dhe modelja e njohur Emily Ratajkowski, përmes një postimi në Instagram ka treguar se viti 2019 ishte viti më i vështirë i jetës së saj.

Nëna e saj ishte shumë e sëmurë, ndërsa vetë modelja po përballej me një depresion serioz.  Ratajkowski mendon se ajo periudhë jo fort e lehtë, e ka mësuar si të kujdeset më mirë për veten.

Gjithashtu shpreson se ndarja e një pjesë të vogël të historisë së saj dhe disa shënime, mund të bëjë që dikush të ndjehet më pak i vetmuar.

View this post on Instagram

This pic was taken toward the end of last year. 2019 was one of the hardest years of my life. My mom was really sick, I was battling a serious depression and everything felt very uncertain. 2020 is definitely giving last year a run for its money but I’m happy to say that I’ve have learned how to take better care of myself. I don’t generally like to get too personal on here and I’m far from having shit figured out but these were some of the notes I scribbled down on New Year’s Eve. I wanted to share them and a little piece of my story in case they might make any of you feel less alone in the anxiety or confusion or fear you could be experiencing right now. 🤍🤍🤍 (& yes quite was meant to be quiet!)

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on

Kjo fotografi u realizua në fund të vitit të kaluar. 2019 ishte një nga vitet më të vështira të jetës sime. Nëna ime ishte vërtet e sëmurë, unë po luftoja një depresion serioz dhe gjithçka ndjehej shumë e pasigurt. Por unë tani jam e lumtur të them, që kam mësuar se si të kujdesem më mirë për veten time. Në përgjithësi nuk më pëlqen të jem tepër personale këtu, por këto ishin disa nga shënimet që i shkruaja në prag të Vitit të Ri. Doja t’i ndaja ato dhe një pjesë të vogël të historisë time, në rast se mund të bëjnë që dikush prej jush të ndjehet më pak i vetmuar me ankthin, konfuzionin ose frikën që mund të përjetoni tani”./tvklan.al