Modelja shpjegon se është ndjerë e paragjykuar për shkak të paraqitjes së saj
Emily Ratajkowski ka rrëfyer arsyet e saj për t’u larguar nga aktrimi pavarsisht suksesit të saj në këtë fushë. Roli i parë i modeles së njohur ishte në filmin “Gone Girl”, një film i vlerësuar nga kritikët e që madje u nominua edhe për një çmim Oscar.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm vetë Emily dhe ekipi i saj kërkuan role të tjera për të që do ta konfirmonin atë si aktore. Por, në një intervistë për The Los Angeles Times modelja ka shpjeguar se është ndjerë e paragjykuar për shkak të paraqitjes së saj fizike. Ajo rrëfen se ju propozuan vetëm role dytësore dhe jo serioze, siç edhe i cilëson ajo.
Ndër të tjera Emily u pyet edhe për jetën private. Pas ndarjes nga komediani Eric Andre modelja u pa nën shoqërinë e këngëtarit Harry Styles në Japoni, por ajo zgjodhi të mos komentonte më tej.
Klan News