Duke rrëfyer historinë e jetës në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, modelja e njohur Emina Cunmulaj, ka treguar se para se të largohej nga fshati i saj në Mal të Zi, gati sa nuk e fejuan prindërit me një djalë në moshën 14 vjeç.

Ajo pati guximin e rrallë që t’i kundërshtonte prindërit dhe u kërkoi që ajo të largohej dhe të bëhej modele jashtë vendit.

Unë gati sa nuk u fejova në moshën 15-vjeçare sepse në atë kohë kështu martoheshin vajzat dhe nuk i pyeste kush. Thoshin ka ardh filani me të pyet për vajzën, është familje e mirë dhe hajde ta fejojmë. Unë i kam patur prindërit të kujdesshëm dhe deri diku më kanë pyetur, ndryshe nga të tjerët që nuk i pyesnin vajzat e tyre. Me babin kam pasur një marrëdhënie që isha më e lirshme të flisja disa gjëra që vajzat e tjera nuk  i flisnin dot me prindërit e vetë.

Babi më pyet a ke ndonjë interes dhe i thashë bab të lutem… Isha vetëm 15 vjeç dhe aty e kuptova që jeta ime do jetë ose në një anë ose në anën tjetër.  O do iki të bëj diçka për jetën time o do ngel të bëj një jetë që nuk e dëshiroja.

I thashë babit ti duhet të kesh besim tek unë, dhe babi ngeli i habitur dhe më tha ok vij unë herën e parë me ty. Erdhi babi me mua, kam ik në Gjermani. Pas asaj tha babi nuk kam vajzë unë që të lyp punë derë më derë. Mirëpo me pak vullnet me pak biseda nisën hapat e karrierës sime”, është shprehur Emina.