Emina Cunmulaj modelja nga Shkodra sot feston 36-vjetorin e saj të lindjes. Ajo ka vendosur të kthehet në vendlindje dhe të kalojë këtë ditë kaq speciale në shtëpinë ku ka jetuar vite më parë.

Modelja ka postuar një foto në “Instagram”, ku shihet duke pozuar nga veranda e shtëpisë saj dhe ka ndarë me ndjekësit një mesazh mjaft motivues, duke i shtyrë ndjekësit të ndjekin ëndrrat e tyre siç ka bërë dhe vetë ajo.

“Ky është 36-vjetori! Të mendosh që 18 vite më parë, në të njëjtën ditë, isha ulur në të njëjtin vend teksa bëhesha gati për t’u larguar nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, si dhe të ndiqja një ëndërr që me shumë punë dhe pak fakt, u kthye në një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe karrierë. Takova shpirtin tim binjak dhe solla në jetë dy vajza të bukura.

Tani jam po në të njëjtin vend me vajzat e mia pranë, me kaq shumë kujtime të bukura dhe kaq shumë mësime jete. Jeta është e bukur me gjithçka që ofron, të mira dhe të këqija! Na takon ne sesi t’i kthejmë ato momente dhe si të vazhdojmë të jetojmë”, shkruan Emina. /tvklan.al