Emisioni “Historia e Fundjavës” tregoi historinë e suksesshme të bashkëpunimit mes modeles Emina Çunmulaj dhe “Fundjavës Ndryshe”. Gjatë emisionit Mirela Milori shfaqi një insert ku tregohej bamirësia e bërë nga modelja gjatë tre viteve të bashkëpunimit me “Fundjavën Ndryshe”.

Çunmulaj teksa po shihte pamjet filmike, nuk mund t’i mbante dot lotët në studio. Ajo mes lotësh u shpreh se historia e familjes që kishte ndihmuar ishte shumë e vëçantë ndaj dhe u emocionua direkt.

Milori: Qenka studio ime që i bëka të gjithë të qajnë.  Se Eminën të qante, nuk e di çfarë po ndodh?

Çunmulaj: Nuk e di, jam shumë. Ndoshta që kur kam lindur që fëmijet, emocionohem dhe më shpejt. Ndoshta dhe për gjithë këtë varfëri që shikoj. Kjo familje që kemi vizituar, ka qenë një familje në Han të Hotit. Ka qenë larg, edhe e kam nusen e vëllait prej Selsit që tani ndodhet në Amerikë. Ajo gjithmonë në ka treguar se sa vështirësi ka pasur në Sels. Por nuk e kam kuptuar deri kur shkova vetë. Kjo video më pëlqen shumë, pasi nuk kishin as bukë për të ngrënë, por na pritën me një gotë raki dhe me çifteli. Kjo këngë është shumë e dhimbshme, pasi ne jemi me fat. Na ka dhënë Zoti mundësi të ndihmojmë dhe të tjerët. Unë jam ajo që kam dalë jashtë shtetit dhe nuk ka qenë shteti im, pasi nuk mund të flas shqip gjithmonë. Ju jeni me fat, Kosova është me fat sot. Keni të drejtë të flisni por nuk u shikosh askush. Në Mal të Zi kjo nuk është kështu, nuk dihet se çfarë po ndodh. Kur e dëgjon burrin që këndon shqip në troje shqipe, kjo të vretë. Është një gjë edhe e bukur dhe  e vështirë. Ama unë qaj gjithmonë, kështu që bëhuni gati.

Milori: Po mbahem unë, se po fillova unë mbaroj nesër. /tvklan.al