Emina Çunmulaj, nga të gjitha familjet që ka ndihmuar veçon historinë e familjes së Marselit. Ajo tregon se Marseli i vogël, 7 vjeç kur e kishte takuar për herë të parë i kishte mbetur në zemër, por tha se kishte dy vite pa e takuar.

Marseli është ky djali i vogël edhe që kur kam hyrë në shtëpinë e tyre më ka mbetur në zemër. Kam dy vjet pa e parë. Nuk pata mundësi, pasi çdo herë që iki… Por i kam parë foto, kam kontakte me ta”, u shpreh Çunmulaj.

Në këtë moment moderatorja Mirela Milori tha se mund t’i organizonin një surprizë Marselit që Emina të shkonte ta takonte. Edhe Arbër Hajdari ishte i këtij mendimi, pasi ishte në dijeni të surpizës që do i bëhej Çunmulajt në emision.

E teksa modelja mendonte se çfarë mund të bënte për Marselin, ky i fundit futet në studio me një buqetë me lule dhe e suprizon. Çunmulaj pas kësaj suprizë emocionohet sërish dhe nuk i mban dot lotët, pasi Marseli i vogël i kishte sjellë dhe një dhuratë./tvklan.al