Eminemi është ende mbreti i muzikës hip-hop. 2018 do të jetë për të një vit që me siguri do ta mbaj mend gjatë.

Falë albumit të tij të nëntë “Revival”, i publikuar në Dhjetor të 2017 dhe albumit “Kamikaze”, ylli i muzikës nga Detroit shiti albume më shumë se çdo artist tjetër gjatë vitit të kaluar.

Sipas raportit të vitit 2018 të ‘BuzzAngle Music’, numri i shitjeve është plot 755,027 kopje në të gjithë botën.

Në top 5 me albumet më të shitura, sipas raportit janë Chris Stapleton, Metallica, Imagine Dragons Lady Gaga dhe Bradley Cooper.

Tv Klan