Eminem  ka  publikuar  këngën  e  re “Walk on Water”, një  bashkëpunim  me  mbretëreshën  e muzikës  Beyonce. 

“Eci  mbi  ujë, por  nuk  jam  Jezusi , unë  eci  në  ujë  vetëm  kur  ngrin” janë  këto vargjet  e fillimit të kësaj kënge. 

Eminem ia kushton atë jetës së tij.  Në  vetëm  pak  orë,  kjo  këngë  është klikuar  nga  9 milionë  njerëz dhe  është  e  para  në  renditje  në  YouTube.  

Prej  shumë  kohësh  po  mungonin  publikimet  e reperit. Kënga e tij e fundit ishte kundër presidentit Trump e  sot  fansat kanë një tjetër hit.  Albumi më i ri “Revival” pritet të publikohet në 18 nëntor.

Klan Plus