Një 32-vjeçar me iniciale A.B është qëlluar me thikë gjatë një konflikti me at e bir ditën e djeshme në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë.

Policia thotë se 24-vjeçari Helios Tarja dhe babai i tij A.Tarja 50 vjeç u konfliktuan me 32-vjeçarin për motive të dobëta. Gjatë sherrit, 24-vjeçari qëlloi me thikë në shpatull 32-vjeçarin duke e lënë të plagosur lehtë.

I riu u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë edhe babai i tij.

/tvklan.al