Portugalia renditet e dyta, në Ballkan kryeson Greqia

Emiratet e Bashkuara Arabe mbajnë vendin e parë në botë për vaksinimin ndaj Covid-19. Sipas të dhënave të universitetit “John Hopkins” më shumë se 87 % e popullsisë Emirateve është imunizuar plotësisht duke marrë dy doza vaksine.

Në vend të dytë renditet Portugalia me afro 85.5 % të popullsisë imunizuar, duke u bërë kështu shteti që ka kryer më shumë vaksinime në raport me numrin e popullsisë.

Pas saj vijnë Malta me 84.4 %, Singapori me 81.9 % dhe e pesta renditet Spanja me 78.6 %. Në 10 vendet që kanë imunizuar më shumë popullsi bëjnë pjesë edhe dy vende të tjera europiane si Islanda dhe Danimarka.

Kina renditet e 13 në botë me gati 75 % të popullsisë së imunizuar, ndërsa më pas vjen Belgjika me afro 74 % të popullsisë së imunizuar.

Ndërkohë që ndër shtetet që kanë një situatë të mirë vaksinimi është Italia me afro 70 % të popullsisë së vaksinuar, Franca me 67.5 %, Britania e madhe me 67 %. Disa më poshtë në renditje janë Gjermania e cila ka vaksinuar 65.7 % të popullsisë, ndërsa shumë më poshtë renditet SHBA e cila ka mundur të imunizojë vetëm 57.4 %.

Nga vendet e Ballkanit, Greqia ka situatën më të mirë me 58% të popullsisë së imunizuar, ndërsa pas saj vijnë Sllovenia, Kroacia dhe Serbia.

Tv Klan