Jo Vetëm Modë shkon në shkollën industriale të Vlorës sepse djem dhe vajza të reja e kanë zgjedhur për të marr një profesion. Gjithçka do të shikoni në këtë shkollë është e krijuar prej nxënësve. Do të takojmë Ardit Cunin i cili na flet rreth performancës së shkëlqyer në Kënga Magjike. Aksesorët janë pjesë e pandarë e modës por nuk ka asgjë më të bukur se sa kur këto krijime të vijnë nga vajza shqiptare. Ekspozita “Tingulli, imazhi dhe teknologjia” u çel për publikun në kuadër të 27 tetorit, Ditës Botërore të Trashëgimisë Audiovizuale. Ekspozita u organizuar nga Departamenti i Folklorit, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit dhe u kuruar nga Mikaela Minga, në bashkëpunim me Robert Çollakun dhe Elvis Gorican. Ekspozita ju kushtua Mexhit Daiut, muzikant, mbledhës dhe transkiptues i muzikës tradicionale, ndër të parët që u angazhua pranë Institutit të Folklorit. Por nuk jemi ndalur veç te ekspozita. Mikaela Minga na flet dhe për projektin e saj të fundit krejt të veçantë në bashkëpunim me të atin, Josif Minga. Panairi i librit çelet javën e ardhshme dhe nëse kërkoni ide rreth titujve që shtëpitë botuese ofrojnë këtë vit. /tvklan.al