Gjykata e kavajës pak gjyqtarë, shumë cështje!

Gazetari i emisioni STOP ka realizuar një vëzhgim në Gjykatën e rrethit të Kavajës, ku rezulton mungesë gjyqtarësh. Nga ana tjetër fluksi i ngjarjeve që shqyrtohen është i lartë, plot 27 procese gjyqësore në ditë….

 

Menaxhere miss-esh apo thjesht një mashtruese?

Kjo pjesë e programit sjell me kamera të fshehtë bisedën mes një modeleje, menxheres, që pretendon ta cojë atë në një konkurs ndërkombëtar kundrejt pagesës prej 2500 eurosh dhe qytetares, që ka regjistruar bisedën. Edhe pse konkursi nuk u bë, “menaxherja” Denada Melania Sadedini, nuk ia kthen paratë vajzës, dhe as faturat që pretendon, se ka paguar.Stafi i Stop ka intervistuar edhe modelen, që përjeton sot gjendje shoku fizik dhe mendor…

 

Parku i lojrave… një vend mes plehrash ku mungon vetëm argëtimi…

Gazetarët e STOP kanë realizuar një vëzhgim në disa nga të ashtuquajturat, parqe lojrash. Lojrat nuk punojnë dhe ambienti është i ndotur. E fundit gjë që mund të besohet, është se në këto vende mund të argëtohesh…