Filmi i njohur “101 Dalmatët” vjen këtë herë në një version më modern

Të gjithë e mbajnë mend filmin e famshëm “101 Dalmatët”. I transmetuar pothuajse në të gjitha verisonet si teater, i animuar por edhe projekt kinematografik, prej vitesh ai vazhdon të mbajë mbërthyer miliona fansa.

Por këtë herë “Cruella” personazhi antagonist i këtij filmi do të vijë i portretizuar nga aktorja e famshme Emma Stone.

Pjesë e kastit të aktorëve do të jetë Joel Fry, Paul Walter Hauser, Emma Thompson, Emily Beccham, Mark Strong dhe shumë emra të tjerë të njohur të botës kinematografike.

“Disney’s Cruella “ vjen me regji nga Craig Gillespie. Kjo nuk është hera e parë për Stone që interpreton këtë personazh pasi në 1996 ajo bëri debutimin e parë të saj.

Kritikët shprehen se filmi me shumë gjasë do të arrijë majat e suksesit pasi pritet të ndiqet nga një audiencë shumë e madhe. Filmi pritet të shfaqet nëpër kinema në 28 Maj të këtij viti.

Klan News