Franca nuk do të vaksinojë asnjë të moshuar mbi 65 vjeç me këtë vaksinë deri në fund të Marsit dhe mes të Prillit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se do të presë verën e vitit tjetër për të marrë vaksinën e AstraZeneca/Oxford.

Macron u shpreh se në bazë të studimeve shkencore efikasiteti i vaksinës AstraZeneca është provuar, pasi shkaktoi trazira muajin e kaluar duke përshkruar dozat si pothuajse joefektive tek njerëzit e moshuar.  

Kjo vjen pasi kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se ajo nuk do të merrte dozën e AstraZeneca sepse rregullatorët gjermanë nuk e kanë miratuar atë për mbi 65 vjeç, megjithëse provat e kanë treguar se ajo është shumë efektive.  

Rregullatorët francezë gjithashtu kanë kufizuar këtë vaksinë në moshën nën 65 vjeç, por kreu i Elizesë është shprehur se kjo është e përshtatshme për të gjithë. Franca aktualisht ka shpërndarë vetëm 550 mijë doza të AstraZenca-s dhe sipas ekpertëve deri në 2022 do të mund të vaksionohen 33 milion francezë që janë më të vjetër nëse pëhapja e dozave nuk përshpejtohet.  

Shkencëtarët thonë se progresi i ngadaltë do të thotë se mund të jenë të nevojshme masa të reja bllokimi për të përmbajtur variantin britanik nën kontroll me Francën që tani vuan nivelet e saj më të larta të infeksionit që nga bllokimi i saj i dytë kombëtar në Nëntor. Frika për një bllokim të tretë ekziston në vend pasi repartet shëndetësore po i afrohen kolapsit. 

Vdekjet janë rreth 300 në ditë, më të ultat e tyre që nga fundi i Dhjetorit, por ka të ngjarë të rriten përsëri. Përhapja e vaksinave shumë e kritikuar në Francë ka arritur vetëm 2.7 milion njerëz deri më tani krahasuar me 18.7 milion në Britani, e cila ka një popullsi me madhësi të ngjashme.  

Franca nuk do t’i vaksionojë të moshuarit mbi 65 vjeç me këtë vaksinë deri në fund të Marsit ose në mesin e Prillit. Përhapja e vaksinave të Francës është më e ngadaltë në krahasim me vendet kryesore të BE-së, duke rënë jo vetëm shumë pas Britanisë, por edhe më poshtë se mesatarja e BE-së dhe vendeve të tjera si Gjermania dhe Italia.

Klan News