Gjermania vijon të jetë fituese në fushën e blertë. Kombëtarja e Pancerave arriti një triumf për të dominuar 4-0 ndaj Islandë dhe duke përfituar nga dhurata e Armenisë udhëheq grupin me 4 pikë më shumë. Gjermanët e zhbllokuan duelin brenda katër minutash me golin e Gnabri pas asistimit të Sane.

Kjo solli entuziazëm te ekipin e drejtuar nga Hansi Flik, të cilët arritën që të gjenin sërish rrjetën në pjesën e parë, këtë herë me Rudiger. Në fillim të fraksionit të dytë Islanda u përpoq të reagonte, por goli i Gudmundsson u anulua për pozicion jashtë loje. Llogaritë i mbyllën golat e Sane e Vërner.

Greqia i bën nder të madh Spanjës, teksa mposhti 2-1 Suedinë për të rindezur shpresën për një vend Play Off në grupin B. Fitore me plot vuajtje mori edhe Belgjika, 0-1 në transfertën e Bjellorusisë. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Denis Prag. Kryesuesit e renditjes botërore të FIFA-s udhëheqin grupin E me 16 pikë. Në sfidat e tjera, Maqedonia e Veriut barazoi 0-0 me Rumaninë, ashtu siç bëri edhe Uellsi kundër Estonisë.

Klan News