Arsenal ka shpërdoruar një tjetër mundësi për tu afruar me grupet e Çempions Ligë sezonin e ardhshëm. “Topçinjtë” u mposhtën 2-0 nga Njukasëll në javën e 37-të të Premier Ligës, teksa tashmë distanca me Tottenhemin e vendit të katërt ka shkuar në -2 pikë kur ka mbetur edhe një duel për tu zhvilluar. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën, qymyrxhinjtë arritën që të shënonin dy herë.

Uajt shkaktoi autogol në minutën e 55-të, teksa llogaritë i mbylli Guimaraesh 5 minuta para fundit të kohës së rregullt. Pas 37 sfidave, Arsenal gjendet në vendin e 5-të me 66 pikë, ndërsa Njukasëll numëron 20 pikë më pak në pozicionin e 12-të.

Ndeshjen e ardhshme, Arsenal sfidon Evertonin, ndaj të cilit duhet të marrë 3 pikët dhe të shpresojë që Norviç të ndal Tottenhemin. Në këtë skenar, do të ishte Arsenali ajo që do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, teksa Tottenhem do siguronte një vend në Europa Ligë.

Klan News