Ndarje dhe bashkime në vilën e dashurisë

Ishullorët në vilën e dashurisë në “Love Island Albania” po trazojnë ujërat çdo ditë e më shumë. Pas një mesazhi, ishullorët kanë zgjedhur Amadean dhe Harisin që të kalojnë natën në folenë e dashurisë. Madje të gjithë kanë ndihmuar në përgatitjen e çiftit për mbrëmjen e tyre të zjarrtë.

Por një tjetër çift vazhdon të jetë në krizë. Xhoana dhe Arlindi janë ndarë, por ishullorët vazhdojnë të pyesin nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo ka shpresa për rikthim. Gjithashtu fitimtari në këtë histori ka qenë Denisi, i cili ka fituar një takim me Xhoanën.

Në anën tjetër, Aishah dhe Salion duket se nuk janë aq mirë me njëri-tjetrin, saqë diskutimet e tyre janë mbyllur me lot. Se çfarë do të ndodhë me fatin e çifteve, e shihni nesër në orën 18:20.

Tv Klan