Të ftuar:

Ygerta Neziri – Nusja

Kujtime Misimi – Vjerra

Dita e dasmës është një nga ato ditë që mbetet përgjithmonë në memorien e nuses dhe dhëndrit. Dhe një rëndësi të veçantë në këtë ditë ka fustani i bardhë, në mënyrë që ta bëjë ditën e nuses të paharrueshme dhe përrallore.

Sot ishte në emisionin “Rudina” në Tv Klan një vajzë, e cila ishte në kërkim të fustanit të bardhë. Ygerta Neziri ishte në studio sëbashku me vjehrrën e saj Kujtime Misimi. Gjatë emisionit, nuses së ardhshme iu prezantuan tre fustane të modeleve të ndryshme dhe ajo zgjodhi njërin prej tyre pas sugjerimeve të Marcela Latit. Ygerta po ashtu rrëfeu edhe historinë e dashurisë me të fejuarin e saj, i cili jeton prej vitesh në Itali, Arlind Misimi.

“Që të vegjël ne kemi qenë shumë shokë, sepse kemi qenë komshinj. Luanim bashkë edhe me fëmijë të tjerë deri në moshën 13-vjeçare. Më pas Arlindi u shkëput për një periudhë sepse merrej me futboll në Itali. Ai u kthye në Bulqizë dhe u ripamë, por nuk e njihnim njëri-tjetrin, kishim ndryshuar, ishim rritur. Ngacmimet e para kanë qenë nga ai dhe kur isha në vit të parë në gjimnaz, ai më vjen tek shkolla me një buqetë me lule dhe më thotë se nuk mund të më shihte më si shoqe. Pranova dhe vazhdoi lidhja jonë për dy vite e fshehtë dhe më pas vendosëm të fejoheshim. Ai është ndër të paktët njerëz që më kupton pa folur. Gjatë pushimeve të verës Arlindi më propozoi për martesë gjatë një darke në kroçere”, tha Ygerta Neziri.

Stela Rustemaj – Juriste, piktore

Arbër Çepani – Moderator

Keni menduar ndonjëherë se si do të ishte një party në autobus? Do duhej muzikë e mirë, pije dhe shumë energji për të kërcyer përgjatë gjithë udhëtimit. Pikërisht një gjë të tillë ka organizuar Arbër Çepani, i cili nga një udhëtim të lodhshëm dhe të mërzitshëm, e ktheu rrugëtimin nga Tirana në Korçë, në një festë të vërtetë.

Sëbashku me një grup miqsh ata organizuan një party në autobus, i cili nuk zgjati vetëm përgjatë gjithë udhëtimit. Moderatori ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu më tepër detaje rreth këtij aktiviteti ndryshe.

“Komitetin e parë e kemi në Tiranë dhe të dytin në Korçë. Dhe unë doja që të bënim një party që të zgjaste nga Tirana deri në Korçë dhe që të mbyllej në orët e para të mëgjesit. Kështu që ne ndryshuam komplet autobusin, rregulluam fonitë, hoqëm sediljet e mesit dhe filluam performancën me Dj që në Tiranë. Pjesëmarrësit njiheshin me njëri-tjetrin dhe nuk kishte asnjë sikelt mes tyre”, tha Çepani.