Emocionuese, 5-vjeçari merr shokët “dëshmitarë” gjatë birësimit të tij

Emocionuese, 5-vjeçari merr shokët “dëshmitarë” gjatë birësimit të tij

23:14 06/12/2019

Një djalë pesë-vjeçar nga Michigani ka ftuar të gjithë grupin e tij të shokëve të kopshtit për të qenë dëshmitarë në birësimin e tij ligjor.

Djali, i identifikuar si Michael, u bë pjesë e familjes së tij të re zyrtarisht në një proces të mbajtur në gjykatën e Kent County.

Një foto e bërë publike në Facebook tregoi djalin e vogël i cili qëndron në një karrige në sallën e gjyqit, pranë prindërve të tij birësues.

Pas tyre, shihen shokët e tij të kopshtit duke ngritur pankartat në formë zemre. Gjatë dëgjimit, secili fëmijë u prezantua dhe shpjegoi pse kishin ardhur për të festuar, raporton BBC.

“Michael është shoku im më i mirë”, tha një djalë i vogël i quajtur Steven.

Grupi i shokëve, mësuesit dhe prindërit shpërthyen në brohoritje dhe duartrokitje ndërsa përfundoi procesi i birësimit.

Fotografia që tregon Michael dhe shokët e tij në sallën e gjyqit, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, më shumë se 100 mijë herë në Facebook. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi