Tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, një grua e quajtur Dilja ka sjellë një histori mjaft të bukur dhe emocionuese. Ajo ka kërkuar të takojë shoqen e saj ruse me të cilën ka jetuar në një shtëpi 50 vite më parë. Ndarja e tyre erdhi si pasojë e trazirave që ndodhën ato vite, ku gruaja ruse e quajtur Anja duhet të lëvizte nga Tirana sepse ishte e huaj.

Ardit Gjebrea së bashku me stafin e emisionit “E Diela Shqiptare” e kanë gjetur Anjën e cila dikur ishte pedagoge në universitet dhe jepte leksione në gjuhën ruse.

Ata udhëtuan drejt Beratit, qytetin ku Anja së bashku me familjen e saj u shpërngulën pas trazirave. Dilja ka shkuar në shtëpinë e Anjës e cila tashmë ishte 93 vjeç duke e surprizuar. Një moment ky mjaft emocionues, ku dy shoqe të ndara prej 60 vitesh, ritakohen sërish. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme. /tvklan.al

https://youtu.be/i8_xFosgLpY