Kulla ikonike e New York-ut mbetët e pazëvendësueshme edhe pse tashmë nuk është më e larta e SHBA

Me 443 metra lartësi duke përfshirë antenën, kulla “Empire State Building” është më e larta në New York.

Por, për sa u përket kullave ikonike, asgjë në New York nuk e mposht “Empire State Building”, që feston 90-vjetorin.

“Empire State Building” u ndërtua në vitet e Depresionit të Madh, kur amerikanët ishin në radhë për bukë dhe shkalla e papunësisë ishte 15,9 %, një periudhë shpesh e krahasuar me atë të krizës së Covid-19.

Për ndërtimin u deshën mbi 13 muaj për të përfunduar me një kosto prej 41 milionë dollarësh. Puna ecte me një kat në ditë. “Empire State Building” ka mbi 70 ashensorë, 6 500 dritare dhe 100 kilometra tubacione.

Dy tarraca vëzhgimi lejojnë një pamje panoramike spektakolare 360 ​​gradë. Në vitin 1945 një aeroplan u përplas me të duke vrarë 14 vetë, në 1986 dy anglezë u hodhën nga kati i 86-të me një parashutë për t’u arrestuar pas “mbërritjes” në Tokë.

Gratacela gjithashtu shërbeu si sfond për dhjetëra filma, përfshirë legjendën “King Kong” të vitit 1933, por edhe fundin romantik të historisë së dashurisë “Sleepless in Seattle”.

Klan News