Një javë relativisht e mbarë për kuqezinjtë e Serie A. Frederik Veseli ishte protagonist në fitoren 1 – 0 të Empoli me Udinese. Mbrojtësi shqiptar dha një pasim perfekt për Mchedlidze, i cili realizoi golin e triumfit që sipas “Gazzetta dello Sport” mund të jetë një hap i rëndësishëm për mbijetesën.

Frederik Veseli, futbollist i Empoli:

3 pikë të rëndësishme, jemi të gjithë të lumtur. Ne zbresim në fushë për të fituar dhe qëllimi u arrit për të ecur përpara dhe 3 pikë janë të vlefshme.

Etrit Berisha festoi një tjetër fitore me Atalanta. Ai i dha siguri portës në suksesin 1 – 0 me Sampdoria. Berisha u shfaq i kujdesshëm gjatë të gjithë kohës. Elseid Hysaj u largua me 3 pikët nga “San Siro”.

Napoli mundi 2 – 1 Milan dhe Hysaj zhvilloi një ndeshje relativisht të mirë. Ledian Memushaj bëri maksimumin në minutat që luajti ne humbjen 3 – 1 të skuadrës së Pescara me Sassuolo. Fitoi një 11-metërsh të humbur nga Biraghi./ TV KLAN