Cilët janë pretendentët për ‘Palmën e Artë’

U anulua një vit më parë për shkak të pandemisë, ndaj Festivali i Kanës në edicionin e tij të 74 ka zgjuar një vëmendje të veçantë. Emra të mëdhenj të ekranit të madh u bënë bashkë sërish në tapetin e kuq.

Vëmendjen e tërhoqi Shon Pen që rikthehet pas 5 vitesh me filmin “Flag Day” ku aktron në krah të vazjës së tij Dilan.

Por në garë për ‘Palmën e Artë’ është edhe Matt Demon me trillerin “Stillutër” të regjisorit Tom Mc Carthi. Filmi u prit me 5 minuta ovacione në sallë duke përlotur Demmon.

Italianët besojnë se “Tre Piani” i Nanni Moretti është gjithashtu një kandidat për trofeun. Por ai që ka shkaktuar më shumë zhurmë deri tani është filmi “Benedetta” i regjisorit holandez Paul Verhoeven i njohur për provokimet e tij ashtu si vite më parë me Basic Instikt. Filmi ka shkaktuar polemika për shkak të temës, një murgeshe lezbike në periudhën e Rilindjes.

Kryesimi i jurisë i është besuar regjisorit të njohur Spike Li që duket se këtë vit do ta ketë të vështërë përzgjedhjen.  

Tv Klan