Policia jep informacion zyrtar për ngjarjen

1 i vrarë dhe 5 të plagosur është bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnje. Viktima është Bledar Muça, ndërsa të plagosurit janë Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, Majlinda Gjyla dhe Sara Cauli.

Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr nga një automjet në drejtim të një lokali në pedonalen e këtij qyteti. Viktima është pikërisht pronari i lokalit, Bledar Muça rreth 40 vjeç.

Në një informacion paraprak për mediat, policia tha se “janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”.

Ndërkohë rreth 1 orë e gjysmë pas ngjarjes, makina që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet e djegur në fshatin Thanasaj. /tvklan.al